Vetëvendosje e pakënaqur me vendimin e Supremes për votat me postë: Parashtrojmë kërkesë në Kushtetuese

16:38 | 26 March 2025
vetevendosje-e-pakenaqur-me-vendimin-e-supremes-per-votat-me-poste:-parashtrojme-kerkese-ne-kushtetuese

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pasi Supremja ia refuzoi si të pathemeltë ankesën VV’së për votat me postë.

“Gjykata Supreme sot ka marrë vendim që të hedh poshtë ankesën tonë në lidhje me procesin e votimin përmes postës. Pra, jemi në kohën kur Prokuroria fillon hetimet në lidhje me dyshimet e bazuara për këtë proces dhe Supremja që hedh poshtë ankesën mbi këto.”

Sallahu thotë se kanë informacione që diskutimi përgjatë vendimit ka qenë “kryekëput politik dhe larg të qenit juridik e ligjor”.

“Kemi informacione nga brenda se diskutimi përgjatë vendimit në Supreme ka qenë kryekëput politik dhe larg të qenit juridik e ligjor gjë që tregon pak a shumë për natyrën e vendimit. Por, si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të ndjekim të gjitha hallkat ligjore në mënyrë që të sjellim drejtësi për këtë skemë krimi e manipulimi.”

“Si Lëvizje VETËVENDOSJE! do të parashtrojmë kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatë Kushtetuese, ku gjithsesi do të kërkojmë edhe masën e përkohshme ndaj një vendimi absurd dhe të ndikueshëm politikisht.”

Komento:
loading