Në veri të Kosovës sot është zhvilluar një aksion i gjerë i Njësisë Speciale ku janë prangosur disa persona.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj aksionit policor në veri të vendit ku mbetën të plagosur katër policë dhe u prangosen dhjetëra me dyshimet për kr im të organizuar dhe tejkalim të autoritetit zyrtar.
VV thotë se ky aksion dëshmoi se Policia e Kosovës ka kapacitete, por mungon vullneti i institucioneve të drejtësisë dhe krerëve institucionalë për të luftuar kri min.
“Kjo dëshmon se policia jonë ka mundësi, aftësi dhe kapacitete për të luftuar kri min, por përgjithësisht mungojnë urdhrat zyrtarë nga prokuroria dhe vullneti politik nga krerët institucionalë”, thuhet në deklaratë.
Sipas VV-së, komunat në veri të Ibrit janë në Republikën e Kosovës sikurse të gjitha komunat e tjera dhe sa më pak që zyrtarët e Serbisë flasin për çështjet e Kosovës aq më shumë paqe dhe siguri për të gjithë do të kemi.
Lëvizja Vetëvendosje thekson se kr im të organizuar dhe korrupsion nuk ka vetëm në veri të vendit dhe se askush nuk bën të jetë mbi ligjin.
“Në anën tjetër, nuk duhet harruar se kr im të organizuar e korrupsion të lartë nuk ka vetëm në veri por gjithandej vendit tonë. Edhe komunat në jug të Ibrit janë në shtetin tonë dhe askush nuk bën të jetë mbi ligjin apo jashtë tij”, vijon deklarata.
Në fund, VV thotë se të gjithë të prangosurve duhet t’iu garantohet trajtim ligjor, në ruajtje të dinjitetit njerëzor, dhe, gjyqësi e drejtë, e paanshme dhe profesionale.