Vetëvendosje i reagon ish-këshilltarit të Thaçit për flamurin kombëtar

12:09 | 02 Mars 2021

Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar ish-këshilltari të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj që pak më parë kritikoi këtë subjekt për flamurin kombëtar.

Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton Express.

Ajo se çka ra në sy e që është diskutuar edhe në rrjete sociale është se në zyrat e LVV-së është parë vetëm flamuri kombëtar, e jo ai i Kosovës.

Për këtë çështje ka reaguar këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se Lajçakun dhe Kurtin i paska bashkuar edhe neutraliteti ndaj flamurit të Kosovës.

Këtyre deklaratave të Behramaj i kanë reaguar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Arlind Manxhuka nga sekretariati për media ka thënë se janë duke dalë të shqetësuar ata që Kosovës i kanë vendosur fusnotë.

Komento: