Vetëvendosje po kërkon vazhdimisht koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Nënkryetari i kësaj partie, Besnik Bislimi, ka thënë se ka disponim në këtë parti që të lidhin një koalicion me LDK-në
Ai në KTV ka thënë se nuk është pikë ndarëse ndërmjet partive, pozita e kryeministrit.
Bislimi është shprehur i sigurt se nëse arrijnë koalicion parazgjedhor me LDK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet.
“Një koalicion parazgjedhor mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, është koalicion që do të mund të ndikonte në rritjen e pjesëmarrësve në zgjedhje. Në rast të koalicionit, sigurt fitojmë”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij, asnjë skenar i mundshëm nuk e nxjerr keq Vetëvendosjen dhe kjo po bën që Thaçi e Veseli po mundohen të shtynë datën e zgjedhjeve.