Vetëvendosje kritikon Shpend Ahmetin për mospastrimin e rrugëve: Marre!

10:35 | 14 Shkurt 2021

Anëtarja e partisë së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka kritikuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për mospastrimin e rrugëve.

Pacolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke kërkuar që të dalin dhe të pastrojnë rrugët.

“Marre Shpend A. Ahmeti marre!

Dil pastro rrugët. Ndihmo e mos pengo qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votojnë për të ardhmen e vendit.

Nuk ndalet uragani që ka filluar pavarësisht pengesave”, ka shkruar Pacolli.

Komento: