Vetëvendosje lajmëron tubim të madh sonte pasdite, mbahet në sallën 1 Tetori

14:36 | 17 Qershor 2024
vetevendosje-lajmeron-tubim-te-madh-sonte-pasdite,-mbahet-ne-sallen-1-tetori

Gjatë shënimit të asaj që subjekti në pushtet e quajti ‘Javë të Lëvizjes’, LVV-ja ka organizuar tubime dhe takime të strukturave.

Një i tillë pritet të mbahet sonte pasdite, bashkë me simpatizuesit, kryesuar nga kryeministri Albin Kurti.

Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, në rrjetin social Facebook ka publikuar një video të kryetarit Albin Kurti.

Kurti fton të gjithë simpatizantët e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, të marrin pjesë në tubimin e sotëm në sallën 1 tetori në Prishtinë nga ora 16:00.

“Në ditën përmbyllëse të javës së Lëvizjes, më 17 qershor ju ftoj të gjithëve bashkë, kështu siç jeni, në sallën 1 tetori, në Prishtinë, në kryeqytet të Republikës”, dëgjohet Kurti në video.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e ka shënuar përvjetorin e themelimit të saj si lëvizje politike gjatë kësaj jave. Vetëvendosje ishte themeluar më 12 qershor të vitit 2005.

Komento: