Vetëvendosje me komunikatë pas takimit me LDK-në

18:30 | 23 October 2019

Vetëvendosje me komunikatë pas takimit me zyrtarët e LDK-në.

Sot është mbajtur takimi i dytë në mes të grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas këtij takimi, VV’ja përmes një komunikate ka thënë se ky takim do të pasohet me takime të tjera gjatë dy javëve në vazhdim

VV’ja thotë se në nvijim të koordinimit për të arritur në marrëveshjen finale të qeverisjes u takuan grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje, përbërë nga nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës përbërë nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

“Takimi i mbajtur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje është i dyti në radhë, pas atij të mbajtur më 18 tetor. Ky takim do të pasohet nga takime të tjera gjatë dy javevë të ardhshme. Synimi i takimi është përafrimi programor në çështjet e zhvillimit ekonomik, shtetit të së drejtës dhe rendit, arsimit, shëndetësisë, politikave sociale dhe politikës së jashtme”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Po ashtu, bëhet e ditur se takimi i radhës do të mbahet të hënën më 28 tetor, në orën 15:00 në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Komento: