Vetëvendosje nis ‘gjahun’ në LDK, ky është aderimi më i fundit

10:57 | 26 Dhjetor 2020

Një asambleist i LDK-së kalon në Vetëvendosje, e mirëpret Kurti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar për anëtarin më të ri të kësaj partie, i cili e ka lënë e LDK-në për t’iu bashkuar atij.

Bahri Blakçori ishte asambleist i LDK-së në komunën e Podujevës, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e VV-së.

“Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore”, ka shkruar Kurti.

“Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu”.

Komento: