“Vetëvendosje nuk po di çfarë të bëjë me rezultatin zgjedhor”

19:27 | 25 November 2019

Albulena Balaj-Halimaj thotë se Vetëvendosje nuk po di çfarë të bëjë me rezultatin zgjedhor.

Anëtarja e Nismës, që pret të bëhet deputete në rast se kjo parti e kalon pragun, ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përfshirjen e 392 pakove nga diaspora në procesin e numërimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme përmes së cilës kërkon përfshirjen e këtyre votave, gjë të cilën e kishte kundërshtuar PAZP-i një ditë më parë.

Kjo ka bërë që edhe KQZ-ja të mos i shpallë sot rezultatet pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Nxjerrja nga depoja e materialit jo sensitiv që është për shkatërrim dhe tentimi që pas shpalljes se rezultatit përfundimtar t’i fus ato në rezultat, kjo më nuk donë komentim serioz, por kjo tregon më së miri se dikush jo vetëm që nuk është i interesuar të përmbyllë certifikimin e zgjedhjeve, por për më tepër esenca është se ata nuk po dinë çka të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor.

Në ditën kur KQZ ka shpallë rezultatin përfundimtar dhe kanë kaluar afatet e ankesave për atë rezultat përfundimtar, janë mbyllë dyert për çfarëdo ankese për futje të ashtuquajtura vota të reja dhe këtë gjë e dinë çdo jurist.

Prandaj, kjo loja e ankesave është hajgare dhe ka qëllim zvarritjen dhe komprometimin e këtij procesi zgjedhor për të mbuluar atë që thamë më lartë që nuk janë duke ditë çfarë të bëjnë me këtë rezultat zgjedhor.

Komento: