Vetëvendosje përmbys rezultatin në komunën që e qeveriste PDK-ja

00:12 | 18 Tetor 2021

VV përmbys rezultatin në komunën që e qeveriste PDK-ja, renditet e para.

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbysur rezultatin në Shtime, komunë që qeverisej nga PDK-ja, raporton Gazeta Express.

Qemajl Aliu i VV-së ka 45,10% të votave ndërsa, Naim Ismajli i PDK-së ka 44,64%.

Në këtë komunë janë numëruar 35 vendvotime, ku VV-ja ka fituar 5.840 vota dhe PDK-ja 5.781 vota.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë në komunën e Shtimes, shkruan Gazeta Express.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Naim Ismajli i PDK-së është duke prirë me 45.36% të votave.

Ndërkohë kandidati i VV-së, Qemajl Aliu e pason atë me 44.37% të votave.

I treti renditet Bedri Zeqiri i LDK-së me 10.27% të votave.

Komento: