LVV publikon videon e radhës: Përfituesit e 10 terminaleve në Kosovë për një vit fituan 37 milionë euro.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon e radhës, përmes së cilës ka përmendur përfitimin e disa prej ish-pushtetarëve e deputetëve nga disa terminale në Kosovë.
LVV thekson se në Kosovë shumica e terminaleve kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën.
Sipas tyre, 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 terminaleve.
“370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet në njoftim.
LVV tutje shton se zhvatësit që janë mësuar të ju pik paraja duke ndenjur, janë zgjuar dhe bëjnë zhurmë.
“Britmat dhe piskamat e tyre janë për pushtetin që e kishin e jo për shtetin”, thuhet në videon e LVV-së.