Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që me 22 gusht të shpërbëhet Kuvndi.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se 22 gushti është datë e largët për seancën ku do të shpërbëhet legjislatura aktuale në Kuvend.
Haxhiu ka thënë se janë dy arsye pse kjo datë është e largët.
“Së pari për shkak të nevojave që ka vendi për shkuarjen sa më parë në zgjedhje dhe së dyti për shkak mundësisë që subjektet tjera të futen në pazare për qeveri teknike ose mandatar të ri pa zgjedhje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka thënë se propozimi nga VV ka qenë që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të jenë datat 8 ose 14 gusht.
“Propozimi jonë në mbledhje të Kryesisë ishte që seanca për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet me datë 8 ose 14 gusht”, ka shkruar deputetja Haxhiu.