Vetëvendosje zbulon se sa milionë ka humbur Telekomi nga kontrata me Devollët

10:30 | 27 June 2019

Lëvizja Vetëvendosje zbulon shumën marramendëse që Telekomi e ka humbur nga kontrata me Devollët.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar disa statistika rreth humbjeve që VALA ka pasur nga kartelat e dhënë për Z-mobile.

Vetëvendosje ka thënë se shumë që VALA ka humbur vetëm nga kartelat e dhënë për Z-Mobile është 210 milionë euro.

Sipas Vetëvendosjes VALA ka fituar 1.050 euro nga një kartelë për nëntë vjet.

“Nga një kartelë që VALA I ka dhënë Z-Mobile, ka përfituar 350 euro, kurse 700 euro I ka humbur për 9 vjet”.

Sipas Vetëvendosjes me 210 milionë euro sa VALA ka pasur humbje Qendra Klinike Universitare e Kosovës(QKUK) do të ishte një spital modern, I pajisur me të gjitha aparaturat dhe kushtet.

Kurse shefi i Z-Mobile, Blerim Devolli, para disa ditëve në dëshminë e tij nën betim para Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës kishte deklaruar që për tetë vjet, prej vitit 2010 deri në vitit 2018 kompania e tij, i ka fituar vetëm 5 milionë euro.

“Për 10 vjet 5 milionë e 600 mijë, të hyrat kanë qenë 60 milionë e 437 mijë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Gjykata e Arbitrazhit e ka dënuar me një shifër brutalisht të lartë Telekomin e Kosovës për një dëm që gjoja ia ka shkaktuar Z-Mobile për një periudhë dyvjeçare.

Dënimi total i arbitrazhit ndërkombëtar për Telekomin e Kosovës ka qenë 28 milionë euro me arsyetimin se për dy vjet kompania publike nuk ka bashkëpunuar me Z-Mobile, duke e privuar nga qasja në 3G për 100 mijë numra.

Në bazë të kësaj, në bazë edhe të kalkulimeve të Z-Mobile, Gjykata e Arbitrazhit ka vlerësuar se kompania me pronar Blerim Devollin ka pësuar një dëm prej 28 milionë euro.

Nëse kjo është e vërtetë, e kjo ka mundësi që edhe të jetë e vërtetë, atëherë si është e mundur që për 10 vjet Z-Mobile të këtë fituar vetëm 5 milionë euro, derisa për dy vjet ka pësuar humbje prej 28 milionë eurosh?

Sipas logjikës së fakteve të paraqitura në arbitrazh, nëse për dy vjet Z-Mobile i ka humbur 28 milionë euro, atëherë fitimi i përgjithshëm i kësaj kompanie prej vitit 2010 deri në vitin 2018 duhet të këtë qenë rreth 100 milionë euro.

Komento: