Vetëvendosjen në Gjilan e braktis një asamblist, kalon në LDK

16:38 | 19 November 2024
vetevendosjen-ne-gjilan-e-braktis-nje-asamblist,-kalon-ne-ldk

Ganimet Sabedini, asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan ka braktisur Lëvizjen. Ai i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Ganimet Sabedini është parë në një fotografi me kryetarin e degës së LDK’së në Gjilan Lufti Haziri, njëherësh edhe ish kryetar i kësaj komune.

Sabedini ishte prezantuar në zgjedhjet e fundit lokale si kandidat për asamblist nga kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni.

 

 

Komento: