Vetëvendosjes i bën thirrje Diasporës që të regjistrohen për Zgjedhjet Lokale

18:36 | 10 Korrik 2021

Vetëvendosje fton diasporën që të regjistrohen për të votuar.

Nga sot ka filluar periudha e regjistrimit për votuesit nga jashtë.

Kjo periudhë do të zgjasë nga 10 korrik deri më 18 gusht 2021, meqë rast mërgimtarët mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Me anë të një postimi, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar diasporën që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale, teksa konsiderojnë që është e rëndësishme që ky proces të kryhet sa më herët.

Postimi i plotë:

“Prej sot ka filluar periudha e regjistrimit për votuesit nga jashtë. Do të thotë, nga data 10 korrik deri me datë 18 gusht, 2021, bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit do të mund të regjistrohen për të marrë pjese në zgjedhjet lokale që do të mbahen me datë 17 tetor në Kosovë. Është e rëndësishme për vendin, demokracinë, zhvillimin tonë që regjistrimi të bëhet sa më herët e procesi si i tillë të shpjegohet sa më gjerë e sa më mirë.
Bashkëngjitur gjeni vegëzen për te regjistrimi:
https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/“.

Komento: