Vetë’vrasja e 34-vjecarës në Shtërpcë, policia interviston burrin dhe vjehrrin

10:38 | 20 Dhjetor 2024
vete’vrasja-e-34-vjecares-ne-shterpce,-policia-interviston-burrin-dhe-vjehrrin


Një grua në Shtërpcë dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një revole.

Për rastin, janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës.

Njoftimi:

Shtërpcë, 19.12.2024-00:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një revole. Lidhur me rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Komento: