Vetizolohet Kadri Veseli, dyshon se është infektuar me koronavirus

13:14 | 23 Korrik 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njofton se është testuar për koronavirus.

Veseli përmes nje postimi në Facebook ka thënë se për shkak të disa simptomave që ka pasur ai është nënstruar testit, përcjell ORAinfo.

Deri në marrjen e rezultatit, ai ka njoftuar se do të mbetet në vetëizolim.

Postimi i plotë i Veselit:

Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!./ORAinfo/

Komento: