Veton Surroi në Zagreb lobon për t’u bërë Sekretar i RCC’së, e pret kryediplomati kroat

13:30 | 19 Korrik 2022

Publicisti, Veton Surroi e ka nisur e ka nisur fushatën për kandidaturën e tij në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ai është takuar me në ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane në Zagreb, nga ministri Gordan Grliq.

Po ashtu Surroi është takuar edhe me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Surroi e ka shpalosur idenë e tij lidhur me kandidaturën për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në RCC, si dhe për interesin e madh të Kosovës për të qenë faktor konstruktiv në këtë organizatë, për të cilën, ministri Grliq Radman shprehu mbështetjen në parim.

Postimi i plotë:

Komento: