Vetura bie në greminë, dyshohet për të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vetura bie në greminë, dyshohet për të lënduar

15:43 | 03 Janar 2019

Temperaturat e ulëta kanë krijuar vështirësi në komunikacion, me ç’rast kanë ndodhur shumë aksidente në gjithë vendin.

Një i tillë para pak çastesh ka ndodhur në fshatin Revuçë të Podujevës

Përmes fotografive shihet që vetura ka humbur drejtimin duke dalë komplet rruga dhe ka rënë në greminë.

Vetura duket se është dëmtuar, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

Komento: