Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së mërkurës. Bëhet e ditur se rreth orës 17.00 në Tërbish ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet.
Për pasojë, dyshohet se ka humbur jetën një 17-vjeçar me iniciale F. P.
Kurse, një 20-vjeçar që ndodhej me të në makinë është në gjendje të rëndë dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.