Vetura bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vetura bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar

19:05 | 08 Dhjetor 2021

Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së mërkurës. Bëhet e ditur se rreth orës 17.00 në Tërbish ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet.

Për pasojë, dyshohet se ka humbur jetën një 17-vjeçar me iniciale F. P.

Kurse, një 20-vjeçar që ndodhej me të në makinë është në gjendje të rëndë dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Komento: