
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Qafë Mali – Bajram Curri, në Pukë.
Një veturë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë disa metra poshtë.
Drejtuesi i automjetit, Mark Nika ka humbur jetën, njofton Top-Channel.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat policore dhe autoambulancat.
Rruga në fjalë është një ndër më problematikët në qarkun e Shkodrës, ku ndër vite shumë persona kanë humbur jetën.