Tre persona kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.
Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.
Ajo tutje tregoi se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 23:00.