Vetura bie në lumin Lanë në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

13:57 | 13 Gusht 2022

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Brrylit ku një person ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka rënë në lumin e Lanës.

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 13.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të Brrylit, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /rtsh. al/

Komento: