Aksidenti me të vdekur në Prizren: Vetura ra nga ura.
Një vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të së dielës në rrugën tranzitore në Prizren.
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.
Sipas policisë deri tek aksidenti erdhi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Në vendin e ngjarjes dolën edhe zjarrfikësit që intervenuan për t’i nxjerrë nga vetura.
Policia deklaron se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, vetura ka dal nga rruga dhe ka përfunduar përfundi urës.
Si pasojë e kësaj vozitësi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.