Vetura e bërë “llom” po qarkullon në Komoran (Video)

11:45 | 27 Prill 2026
vetura-e-bere-“llom”-po-qarkullon-ne-komoran-(video)

Një veturë e dëmtuar rëndë pas një aksidenti është parë duke lëvizur nga Kroni i Mbretit në drejtim të Komoranit.

Gjendja e automjetit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve që po kalonin në atë zonë.

Sipas pamjeve, vetura ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa pjesa e përparme e saj pothuajse është shkëputur plotësisht.

Pavarësisht gjendjes së rëndë, ajo është parë duke vazhduar qarkullimin në rrugë.

Komento: