Vetura e djegur në Jarinjë, ishte vetura e këtyre gazetarëve

16:42 | 05 Janar 2019

Një veturë është djegur sot në pikën kufitare në Jarinjë.

Ajo veturë ishte e një ekipi të gazetës serbe “Vreme”, të cilët kishin ishin në Mitrovicë për një intervistë pune.

Këtë e bëri të ditur vetë mediumi i përjavshëm serb, të cilët thanë se presin një hetim të shpejtë për të shuar çdo dyshim të një shkaktari që ka çuar deri te zjarri, njofton Klan Kosova.

Në këtë veturë përveç gazetarëve serbë ishin edhe disa gazetarë të huaj nga mediumi francez “Le Courrier des Balkans”.

Zjarri shpërtheu papritmas dhe katër kolegët në mënyrë të sigurtë u larguan, ndërsa vetura është shkatërruar plotësisht, sipas një deklarate.

Ekipi i gazetarëve qëndroi në Mitrovicë për një intervistë me Tatiana Lazarevic, redaktore e portalit KosSev.

Një ditë më parë, makina tyre ishte e parkuar në parkingun e hotelit ku ata ishin duke qëndruar.

Policia e Leposaviqit ka ndërhyrë menjëherë për të shuar të shuar zjarrin, ndërsa më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.

Sipas “Vreme”, Policia ka marrë deklaratat nga anëtarët e ekipit dhe e ka kryer një hetim paraprak.

Komento: