Vetura e godet një biçiklist në Gllamnik të Podujevës

18:33 | 04 Janar 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës rreth orës 17:00, ku një veturë e ka goditur një biçiklist.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahemti,.

Më tej, Ahmeti tha se aktualisht policia e ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit.

Komento: