Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Duhlë të Suharekës, ku tre persona kanë humbur jetën.
Vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në rrugën Shtime-Suharekë, më saktësisht në fshatin Duhël, ishte e marrë me qira.
Prokurori i cili tashmë është në vendin e ngjarjes, i ka thënë Televizionit 7 se vetura në të cilën gjendeshin tre djemtë që humbën jetën, ka provuar të tejkalojë kamionin.
“Golfi ka hyrë në tejkalim në vijë të plotë, i ka prekur rrotat e fundit te kamionit edhe kamionit ia ka humbur drejtimin”, ka thënë prokurori për T7.
Vozitësi i kamionit tashmë është ndaluar ndaluar për 48 orë.
Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.
Vlen të theksohet se ky është aksidenti i dytë që nga ndodhur brenda disa muajve në Duhël.
Gjatë verës një familje pesëanëtarëshe nga Suhareka është shuar nga aksidenti në rrugën e njëjtë.
Ata kishin ardhur për pushime në Kosovë nga Zvicra dhe vetura me të cilën ishin aksidentuar, ishte e marrë me qira.