Vetura futet brenda barnatorës

23:31 | 02 Maj 2021

Prishtinë, vetura god.et xhamin e një barnatore.

Sot rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident i pazakontë në Prishtinë, ku një veturë e cila ishte duke lëvizur në rrugën “Bajram Kelmendi”, e ka goditur xhamin e një barnatore.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por deri në këto momente nuk kanë qenë të qasshëm.

Komento: