Një aksident trafiku është regjistruar të premten në Vushtrri.
Ngasësi i veturës, sipas policisë nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, të njëjtat janë të mitura.
“Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësore femra të mitura. Të lënduarat janë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.