Vetura godet një këmbësore në Obiliq

08:54 | 23 Janar 2024
vetura-godet-nje-kembesore-ne-obiliq

Një femër në Obiliq është lënduar, pasi është goditur nga një veturë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 22.01.2024-16:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: