Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

20:55 | 29 Dhjetor 2023

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Front Online se një këmbësore ëshjtë goditur nga një veturë.

Ajo tha se këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.

“Rreth orës 19:40  kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.  Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një automjet.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.  Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: