Vetura godet për vdekje dy këmbësorë Pejë

23:18 | 16 Shtator 2023

Dy persona kanë vdekur dhe një është në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti trafik që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës

.

Të dy këmbësorët janë goditur nga një veturë dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Ndërsa, personi i cili ka marrë lëndime trupore është në gjendje kritike dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës.

“Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar për një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tha se i dyshuari është duke u intervistuar nga policia.

“Ne vendin e ngjarjes janë njësitë policore bashke me prokurorin e shtetit duke ndërmarr veprimet hetimore. Personi i dyshuar është ne stacion policor duke u intervistuar“, ka thënë Nikqi.

Komento: