Vetura godet për vdekje një 80-vjeçare në Mitrovicë

22:52 | 10 Dhjetor 2022

Vetura ka goditur për vdekje një grua të moshës 80-vjeçare në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zhabarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 21:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Zubin Potok segmenti rrugor në fshatin “Zhabarë”” , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një këmbësore . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima-këmbësorja e moshes rreth 80 vjeçare”, bën të ditur Zahiti.

Komento: