Vetura godet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

18:18 | 25 Tetor 2022

Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në Mazgit.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndiçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Komento: