Rreth orës 13:30 në Skenderaj një fëmijë është goditur nga një veturë.
Si pasojë e lëndimeve që ka pësuar këmbësori (fëmijë) pas tretmanit në QKMF në Skenderaj, është liruar në shtëpi.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident me lëndime është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 13:30, në Skenderaj, në aksident të përfshira janë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë lëndime ka pësuar këmbësori (fëmijë) i cili pas tretmanit në QKMF në Skenderaj, është liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti.