Një aksident ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është goditur një këmbësor.
Në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, përkatësisht në “Zonën Industriale”, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast një veturë e ka goditur një këmbësor, raporton lajmi.net
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për lajmi.net, se ky aksident ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka treguar Ahmeti.