Në fshatin Llabjan të Novobërdes, një veturë goditi shtyllën elektrike.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Besohet që vetura e aksidentuar ka dal jashtë shiritit të saj dhe e ka goditur shtyllën elektrike.
Shtylla elektrike nuk është rrëzuar por ajo paraqet rrezik për veturat që kalojnë në atë rrugë.