Vetura me hetues të Speciales hyjnë në oborrin e shtëpisë së Thaçit

14:07 | 06 Nëntor 2020

Po vazhdon bastisja e shtëpisë së Hashim Thaçit.

Hetuesit e Speciales janë duke e vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

T7 raporton nga vendi i ngjarjes se veturat e EULEX-it tashmë janë futur në oborrin e shtëpisë së tij.
Aktualisht, atje gjenden tri vetura të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Përveç në shtëpinë e Thaçit, bastisja është duke vazhduar edhe në shtëpinë e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ky operacion po kryhet me mbështetje të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZPS-ja ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Komento: