Vetura me targa të Shqipërisë hyn në korsi të gabuar, shkakton aksident

14:37 | 07 Janar 2022

Vetura me targa të Shqipërisë hyn në korsi të gabuar

Një aksident i çuditshëm ndërmjet dy veturave ka ndodhur para pak çasteve në Veternik, në dalje të Prishtinës.

Një veturë me targa të Shqipërisë është futur në korsinë e gabuar duke shkaktuar aksidentin.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Nga fotografitë që ka siguruar Demokracia.com duket veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Komento: