Vetura ”Off Road” rrokullistet bjeshkëve të Dukagjinit, shoferi bëhet për QKUK

22:21 | 20 Qershor 2021

Vetura ”Off Road” rrokullistet bjeshkëve të Dukagjinit, shoferi përfundon në QKUK.

Këtë të diel në Bjeshkën e Deçanit është rrokullisur një veturë “Off Road”, si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se ngasësi i veturës ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”, deklaroi ai.

Komento: