Vetura përplas të miturën në Lungomare

08:26 | 17 Gusht 2025
Vetura përplas të miturën në Lungomare

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë të mitur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit.

Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, teksa drejtuesi është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Komento: