Vetura shkel këmbësoren në Prishtinë, dërgohet në spital

14:48 | 06 May 2021

Vetura go.det këmbësoren në Prishtinë, dërgohet në spital

Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Pas lëndimeve që mori në aksident, ajo është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Komento: