Vetura të dëmtuara, xhama të thyera, dalin pamje nga vendi ku u zhvillua aksioni

12:43 | 28 May 2019

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme zhvilloi një aksion të madh në veri të Mitrovicës.

Aty u prangosën një numër i zyrtarëve policorë serbë si dhe persona të tjera që dyshohet se ndërlidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën

E gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur në rezistencë nga disa persona të cilët kanë shtënë me armë.

Si pasojë, katër policë të Kosovës kanë mbetur të plagosur.

Mediat serbe kanë publikuar fotografi nga qyteti i Zubin Potokut, ku shihen veturat e dëmtuara nga breshëria e plumbave që është shkrepur mëngjesin e sotëm atje.

Komento: