Keqpërdorimi i veturave zyrtare po vazhdon.
Policia e Kosovës është duke vazhduar aktivitetet e saj në të gjitha komunat në mënyrë që të vendosin rend në trafik.
Një nga problemet që qytetarët përballen, veçanërisht ata të kryeqytetit, është edhe parkimi i veturave vend e pavend.
Madje, shkeljen e rregullave, në shumë raste e kanë bërë edhe zyrtarë nga institucionet e Kosovës.
Mirëpo një i tillë ka marrë dënimin e merituar.
Për shkak se parkoi veturën në vendin jot ë duhur, Policia e Kosovës e ka konfiskuar automjetin me targa 3Z.
Sipas fotografive të dërguar në redaksinë e Indeksonline, vetura ishte e vendosur pranë Komisionit Qendror Zgjedhor.