Veturat e ambasadave amerikane, gjermane dhe britanike shihen në oborrin e Qeverisë

15:33 | 12 Mars 2024
veturat-e-ambasadave-amerikane,-gjermane-dhe-britanike-shihen-ne-oborrin-e-qeverise

Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa nga ana e qeverisë ende nuk është lëshuar ndonjë njoftim nëse janë takuar, apo jo.

Ndërkohë është paralajmëruar gjatë javës vizita në Kosovë e Emisarit të ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Escobar do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të dielën.

Komento: