Viçiq flet si i dorëzuar: E dinim që Kosova kishte shumicën në KiE, s’mund të bënim asgjë

13:28 | 25 Prill 2023

Vuçiq zbulon prapaskenat: E dinim që Kosova kishte shumicën në KiE, s’mund të bënim asgjë.

Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic ka thënë sot se sa i përket Këshillit të Evropës, dihej që Republika e Kosovës e kishte shumicën dhe se Serbia s’mund të bënte asgjë.

Ai ka thënë se kanë qenë në dijeni për një fakt të tillë derisa ka shprehur mirënjohjen e tij për Hungarinë pas votës kundër Kosovës, gjë të cilën thotë se s’e kishte pritur.

“Ne e dinim që ata kishin shumicën. Gjithçka siç pritej, përveç mesazhit të Hungarisë, dhe unë i jam pafundësisht mirënjohës kryeministrit Orban. Hungaria u tregua miku më i madh i Serbisë dhe ata votuan kundër. Faleminderit Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit. dhe Gjeorgjisë, e cila mbështeti të drejtën ndërkombëtare publike, kartën e OKB-së”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq e ka pranuar që ka pasur zhgënjim pas votimit në Këshillin e Evropës, duke përmendur abstenimin e Ukrainës dhe Greqisë dhe ikjen e Armenisë nga votimi.

“A ka pasur ndonjë zhgënjim, sigurisht që ka pasur, sepse Serbia nuk ka qenë kurrë e frenuar në çështjen e integritetit territorial të Ukrainës. Është një gjë nëse futni sanksione apo jo, dhe tjetër është nëse jeni të përmbajtur në çështjen e territorit të dikujt. Përfaqësuesit ukrainas kërkuan një pushim për t’u konsultuar me miqtë e tyre evropianë dhe amerikanë dhe morën një vendim për të abstenuar, disa u zhdukën nga votimi si Armenia, gjithçka tjetër, si dhe abstenimi i Greqisë ishte i pritshëm”, ka shtuar tutje.

Duke folur për zgjedhjet në katër komunat në veri, Vuçiq ka thënë se “Okupimi nuk u festua askund dhe çdo pushtimi i ka ardhur fundi dhe këtë herë ne do të zgjedhim se si ta kundërshtojmë pushtimin”.

Komento: