
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta. Në pamje, sipas pretendimeve që po bëhen, thuhet se Klodit i zihet fryma, ndërsa Eljona vetëm ia ndryshon pozitën e krahut.
Pas publikimit të videos, ka reaguar edhe Xheneta me një postim në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Ajo ka shkruar:
“Deri sot s’kom fol kurrë pa fakte se e kom pa live edhe mos më detyroni edhe me orë e sekondë me jua gjet hala ma t’plotë videon kështu ju puthi fort”.
Deklarata e saj ka shtuar edhe më shumë diskutimet mes ndjekësve, të cilët po kërkojnë sqarime të mëtejshme rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë.
Mbetet të shihet nëse do të ketë reagime të tjera nga personat e përfshirë apo publikim të pamjeve të plota që do të sqaronin situatën.
