Video e VV’së, reagon Kica-Xhelili: ‘Fushatë’ në stilin alla James Bond

23:54 | 13 Shtator 2024
video-e-vv’se,-reagon-kica-xhelili:-‘fushate’-ne-stilin-alla-james-bond

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit Albin Kurti nga veriu i vendit dhe aksionet e kryera.

Ajo e ka cilësuar këtë “fushat” në “stilin alla James Bond”, shkruan Reporteri.net.

“Sapo i thash dikujt qe këta do ta fillojnë ‘fushatën’ në stilin alla James Bond, se s’kanë me çka tjetër. Tash, ose këta shumë të parashikueshëm, ose unë shumë parashikuese. 😂”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Komento: